DIPL. ING. VIOLETA HOXHA

Project Manager

Dipl.-Ing. znj. Violeta Hoxha ka studiuar ne Universitetin e Prishtinës, dega e Ndertimtarisë dhe Arkitekturës, drejtimi Hidroteknikë. Ajo fitoi përvojën e saj të parë profesionale në njërën prej kompanive më të mëdha inxhinierike në Kosovë “Montazhi i Kosovës” që për fokus kanë patur ndërtimin e rrjeteve të ujit dhe dhe kanalizimit duke përfshirë edhe trajtimin e tyre. Pas 12 vjetësh ajo kaloi në organizata si DFID, CDF dhe DRC, të gjitha këto kompani ndërkombëtare që merren me sistemet e ujit dhe ujërave të zeza. Për rreth 5 vjet ajo ka qenë e angazhuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Qeveria e Kosovës në pozitën e Drejtorit në departamentin e Ujërave.
Nga viti 2014 ajo drejton Departamentin e Ujit dhe Ujërat të Zeza në Kosova Water and Energy si Menaxhere e Projekteve në programe të ndryshme të financuara nga KfW, BE dhe LUX-DEV. Ajo zbaton ISO ēertifikimin tonë DIN EN ISO 9001, 14001 dhe 18001 OHSAS në KWE dhe vazhdon në zhvillimin e tyre të vazhdueshëm.