Projektet

Energji dhe ngrohje

Sektori i energjisë dhe i ngrohjes kërkon njohuri dhe kuptim të thellë të sistemit për të siguruar cilësinë e zgjidhjeve inxhinierike. KWE ofron zgjidhje për Projektet e ngrohjes qendrore në të gjitha fazat e projektit duke filluar nga projektimi deri tek shërbimet aktuale inxhinierike me ekspertizë në punët elektrike dhe mekanike, civile dhe mirëmbajtje së bashku me një ekip të kualifikuar me përvojë të menaxhimit të projektit. Qëllimi ynë është të përmirësojmë efikasitetin e energjisë dhe prodhimin e nxehtësisë si një faktor shtytës për një rritje të qëndrueshme. Gjatë dekadës së fundit, KWE është përfshirë në zbatimin e shumë projekteve të suksesshme, kontratave në përputhje me rregulloret kontraktuale ndërkombëtare FIDIC.

Projektet kryesore përfshijnë:

  • Projekti i Kogjenerimit të Ngrohjes Instalimi i 12 km tubacioneve KMR DN 800 DH nga KEK-u në Termokos/Prishtinë
  • Ndërtimi i stacionit për tërheqjën e energjisë në hapësirat e KEK-ut dhe kyqja me rrjetin e kogjenerimit KMR DN 800
  • Ndërtimi i stacionit për Pranimin e energjisë në hapësirat e Termokos-it dhe kyqja me rrjetin e kogjenerimit KMR DN 800
  • Rehabilitimi dhe zgjerimi i sistemeve të ngrohjes qendrore në Prishtinë, DN 80-DN 500
  • Ndërtimi i termocentralit me biomasë me teknologji të kogjenerimit – CHP në Gjakovë