Projektet
Ujrat e Zeza
Objekti i punimeve në fushën e ujërave të zeza përfshin: Projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve, ndërtimin e rrjetit të tubacioneve të furnizimit me ujë të ndotur; instalimi i rrjetit të ri të tubacioneve të ujërave të zeza, matja e rrjedhës së rrjetit të ujërave të zeza, testimi i mirëmbajtjes dhe inspektimit të rrjeteve të ujërave të zeza si dhe furnizimi me tubacione, pajisje, dhoma betoni të parafabrikuara, dhoma plastike, matësit e rrjedhës dhe zgjidhje teknike. Gjatë dekadës së fundit, KWE është përfshirë në zbatimin e shumë projekteve të suksesshme, kontratave në përputhje me rregulloret kontraktuale ndërkombëtare FIDIC.
Projektet kryesore përfshijnë:
- Rehabilitimi i rrjetit ekzistues të ujërave të zeza dhe instalimi i tubacioneve të reja të kanalizimit në Prishtinë (kryeqyteti i Kosovës) duke përfshirë kyçjet e shtëpive dhe ndërtimin e dhomave të derdhjes në zonën e Dodonës: 6 km, ID 200 – ID 1200 mm; me tuba PE dhe betoni dhe montimi i 240 pusetave të parafabrikuara prej betoni DN 1000 dhe 1200 mm; ndërtimi i 4 dhomave të tejmbushjes, Instalimi i 3 matësve të rjedhës/ sensorëve doppler.
- Rehabilitimi i rrjetit ekzistues të ujërave të zeza dhe instalimi i tubacioneve të reja të kanalizimeve në Prizren (qyteti i dytë më i madh në Kosovë), kyçjet e shtëpive dhe ndërtimi i dhomave të derdhjes: 6 km, ID 200 – ID 800 mm; me tuba të valëzuar PE; montimi i 290 pusetave të parafabrikuara prej betoni DN 1000 dhe 1200 mm; ndërtimi i 11 dhomave të tejmbushjes.
- Rehabilitimi i rrjetit ekzistues të ujërave të zeza dhe instalimi i tubacioneve të reja të kanalizimit në Gjakovë duke përfshirë kyçjet e shtëpive dhe ndërtimin e dhomave të mbirjes: 7 km, ID 200 – ID 800 mm; me tuba PE dhe betoni dhe montimi i 227 pusetave të parafabrikuara prej betoni DN 1000 dhe 1200 mm; Instalim PIP pa kanal i tubit ID 325 mm dhe mveshja me UV e tubave ID 300 dheID 350 mm